Të tjera fakte dalin në dritë të cilat tregojnë ndërhyrjen e strukturave shtetërore për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Jo vetëm punonjësit e ministrive të ndryshme apo të drejtorive, por edhe mësuesit janë vënën nën “vlerësimin” e eprorëve të tyre. Nuk bëhet fjalë për punën e tyre si mësues, por për bindjen e tyre politike duke treguar qartë se as në zgjedhjet e fundit parlamen tare administrate publike nuk i ka shpëtuar dot presionit poli tik.
Në një listë konfindenciale të siguruar nga Vizion Plus, janë hartuar pa dijeninë e mësuesve, lista të tëra para zgjedhjeve nga drejtoritë arsimore, ku janë ra portuar bindjet politike në shkolla, nga drejtori deri tek sanitarët. Një prej tyre është edhe lista e datës 30 prill të këtij viti, gati dy muaj para zgjedhjeve, ku janë të detajuar të dhënat e mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Koçaj”, në Baldushk.
Në krah të specifikës së çdo mësuesi është shënuar dhe CV e tij politike. Listën e kryeson drejtori i shkollës “Koçaj”. Veç profilit të tij, ngarkesës mësimore dhe vendbanimit, është shënuar vota e tij, konkretisht për Partinë Demokratike. Ka- në qenë vetë drejtorët e shkollave, të emëruarit direkt të poli tikës, që para zgjedhjeve kanë hetuar dhe hartuar listat e për katësisë partiake të mësuesve. Po sipas këtij dokumenti, që u dorëzohej drejtorive arsimore, rezulton se mësuese Mira me vendbanim në Njësinë 5 dhe arsimtare në Baldushk, është e vetmja qe ka deklaruar votën pro Partisë ocialiste. Zyrtarët e komanduar nga politika për këtë qellim, në disa raste nuk kanë arritur të mësojnë bindjet politike të mësuesve.
Në listë- prezencën dorëzuar drejtorive arsimore, atyre që nuk u është lexuar dot mendimi për bindjet politike, janë shënuar me termin “I ose e dyshimte”. Në këto zgjedhje listat partiake u shtrinë në të gjithë administratën.
Frika për vendin e punës detyroi shumë punonjës të premtonin votën edhe pse para kutive të votimit qëndrimi i tyre mund të ishte i ndryshëm. Gjatë zgjedhjeve të fundit, në media ja- në publikuar një numër i madh dokumentesh të cilat faktojnë se drejtues të institucioneve shtetërore ndikojnë mbi punonjësit e tyre për t’i detyruar që të votonin për Partinë Demokra tike.
Akuza janë hedhur në media për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Dibra, apo për drejtorë spitalesh. Presion- it nuk kanë mundur t’i shpëtojnë as punonjësit e ministrive apo të drejtorive qendrore. Që në janar, grup-seksionet e Partisë Demokratike filluan përpilimin e listave të sakta për bindjet politike të punonjësve të administratës publike.
Ndryshimet në Kodin Penal forcuan dënimet për shkelësit e kodit zgjedhor, por kjo nuk funksionoi praktikisht. “Ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Pranimi i të hollave, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të kryer veprimet e mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”, thuhet në Kod. Rastet e abuzimeve gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit u evidentuan, por nuk u ndëshkuan ligjërisht. Atyre që nuk u është lexuar dot mendimi për bindjet politike, janë shënuar me termin “I ose e dyshimte”.