Komenti ka provokuar reagime të menjëhershme duke u kthyer në një çështje shumë të debatuar në Twitter. Ish zv.kryeministri John Prescott ka shkruar se “Clarksonit i pëlqen t’i pështjellojë njerëzit por pika kyçe është se ai merr 1 milion paund në vit nga sektori public”. Drejtuesit e programit më pas janë detyruar të kërkojnë falje për atë koment që ofendoi shikuesit dhe kanë theksuar se kjo është vetëm pikëpamja e Clarksonit. Por ai nuk u mjaftua me kaq. Pak orë ishte i ftuar në një emision tjetër. Kësaj herë komenti i tij ishte po ashtu “mizor”.
“Shpesh përdor trenin për të ardhur në Londër por zakonisht ndaloj në Reading. Kjo pasi gjithmonë, dikush është hedhur para trenit. Dhe ti mendon; Pse ndaluam për shtypjen e dikujt? Cila është arsye? Kjo nuk e bën atë të ndihet më mirë”. Gjithashtu edhe drejtuesit e këtij emisioni kërkuan falje për komentet e Clarkson. Nuk është hera e parë që drejtuesi i emisionit “Top Gear” bën deklarata kontraversale. Në vitin 2009 ai e quajti Gordon Braunin “idiot skocez me një sy” dhe e akuzoi për mashtrim.