Drejtuesit e Shalkes Avdijaj nuk mund te stervitet me me ne

Drejtuesit e Shalkes: Avdijaj nuk mund të stërvitet më me ne

Plani i Donis Avdijajt për të fituar hapësira në radhët e Shalkes ka marrë një goditje shumë të rëndë. Sulmuesi 19 vjeçar ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë dhe ka lënë në mes turneun në Kinë me skuadrën e Shalkes, për t'u kthyer në Mynih, ku do t'i nënshtrohet vizitave më të specializuara.

Avdijaj-Schalke-04

"Kicker" raporton se gjatë seancës stërvitore të paradites në Kinë, Avdijaj ka pësuar një dëmtim të rëndë, shkalla e të cilit nuk është përcaktuar ende. Por gjithsesi Avdijaj e ka mbyllur turneun kinez, pasi drejtori sportiv i Shalkes, Kristian Heidel, ka shpjeguar për gazetën gjermane se ai "nuk mund të stërvitet më këtu me ne".

Klubi ka organizuar menjëherë udhëtimin e lojtarit, i cili do të mbërrijë nesër në Mynih dhe do të shkojë në një klinikë të specializuar për të parë shkallën e dëmtimit.

Donis avdijaj

Pas huazimit të suksesshëm te Shturm Grac, sulmuesi 19 vjeçar shpresonte që të siguronte hapësira te Shalke, por dëmtimi ka vënë edhe një herë në dyshim qëndrimin e tij te klubi gjerman, pasi koha e riaftësimit mund ta lërë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Donis Avdijaj kishte deklaruar se ishte i gatshëm të luante për Shqipërinë në të ardhmen dhe pritej që ai të merrte një ftesë nga trajneri De Biazi gjatë miqësoreve të radhës pas eliminatoreve të Botërorit 2018.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama