Drejtuesit e furgonave sot proteste ne te gjithe vendin

Drejtuesit e furgonave, sot proteste ne te gjithe vendin

Drejtuesit e autoveturave 8+1 zhvillojnë sot në mënyrë të koordinuar një protestë kombëtare të shtrirë në të gjithë vendin për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë. Drejtuesit e furgonave kanë bllokuar qarkullimin në rrugën Tiranë-Elbasan për rreth një orë në shenjë proteste, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe drejtuesit e furgonave në akse të tjera kombëtare.

Sipas drejtuesit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja thotë kjo do të jetë një protestë miting në të gjithë Shqipërinë, sepse nga kjo situatë e krijuar janë prekur 20.000 drejtues të autoveturave në të gjithë vendin. Ndërkohë, nëse deri ditën e premte nuk ka një reagim nga qeveria dhe Ministria e Transporteve, drejtuesit e furgonave do të zhvillojnë një protestë të përgjithshme përpara kryeministrisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama