Dreke me Assange per te mbajtur Wikileaks

Dreke me Assange per te mbajtur Wikileaks
Në përpjekje për të siguruar sa fonde për aktivitetin e tij, Julian Assange, themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, që për muaj me radhë tronditi SHBA-në me publikimin e dokumentave sekrete të diplomacisë së saj, nxjerr në e-Bay “një drekë me të”. Për të gjithë admiruesit që dëshirojnë të njohin nga afër personin që bëri me “dhimbje koke” diplomacinë amerikane me publikimin e kabllogrameve sekrete, dreka ofrohet në një nga restorantet më të mira të Londrës dhe shoqërohet nga një debat mes Assange dhe filozofit slloven, Sloavoj Zizek. Menjëherë pas përfundimit të “takimit”, paratë e mbledhura shkojnë për mbajtjen e Wikileaks, ndërkohë që Assange kthehet në rezidencën e tij në periferi të Londrës në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin ose jo të tij në Suedi, ku akuzohet për përdhunim dhe ngacmime seksuale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama