Drite jeshile per ndertimin e teleskopit me te madh ne bote

Drite jeshile per ndertimin e teleskopit me te madh ne bote
Observatori i Europës Jugore i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të atij që do të jetë teleskopi optik më i madh në botë dhe që tashmë konsiderohet krenaria astronomike e Europës. Ndërtimi i tij do të mbështetet nga 15 vende europiane dhe do të jetë teleskopi më i madh në tokë, i cili shpresohet se di t’i japë përgjigje shumë mistereve që lidhen me universin si p.sh ekzistenca e planetëve të tjerë jashtë sistemit tonë diellor që mund të jenë të banuar apo natyrën dhe origjinën e materies dhe energjisë së errët në univers.

Ky teleskop do të ndërtohet në shkretëtirën e Atakamas, në Kili dhe do të ketë një lente me diametër 39 metra, katër herë më e madhe se ajo e teleskopit aktual më të madh që është ndërtuar ndonjëherë. Ai do të pozicionet në majë të një mali në Kili në një zonë të shkretëtirës së Atakamës, me kushte jashtëzakonisht të përshtatshme për të përfituar vëzhgime astronomike të shkëlqyera në rreth 3000 metra. Në projektin që lidhet me ndërtimin e tij është parashikuar që teleskopi ta kryejë misionin e parë vëzhgues astronomik në vitin 2022.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama