Dritero Agolli festoi 83 vjetorin

Dritero Agolli festoi 83 vjetorin

Shkrimtari i madh shqiptar, Dritëro Agolli, ka festuar dje 83 vjetorin e lindjes së tij. Ai u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Agolli i dha emrin e tij të madh letërsisë shqipe me romanet e fuqishme dhe poemat e tij që u bënë frymëzim për shumë breza.


Ai ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve te ndryshme. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

 

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të thjeshtë, por të pasur”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Disa prej titujve të veprave të tijë më të njohura janë, “Në rrugë dola”, 1958, “Hapat e mia në asfalt”, 1961, “Zhurma e erërave të dikurshme”, 1964, “Nënë Shqipëri”, poemë, 1974, “Fjala gdhend gurin”, 1977, “Komisari Memo”, roman, 1969, “Njeriu me top”, roman, 1975, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman 1973, “Udhëtoj i menduar”, 1985.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama