Droni i dyte ne Beograd Rama Kosova e pavarur realitet i pamohueshem. Vucic reagon ashper

'Droni' i dyte ne Beograd, Rama: Kosova e pavarur realitet i pamohueshem. Vucic reagon ashper

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur që luaj me nervat e homologut të tij serb, Aleksandar Vucic, gjatë konferencës për shtyp të organizuar në selinë e qeverisë serbe.

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se Kosova është tashmë një realitet e i pamohueshëm dhe i pandryshueshëm në rajon. Megjithatë kjo deklaratë e Ramës nuk është pritur mirë nga Vucic i cili a ka konsideruar atë si një provokim ndaj Serbisë.

Përfundon takimi Rama-Vucic

Ka përfunduar takimi midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb, Aleksandar Vucic. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta në ambienet e selisë së qeverisë serbe. Ndërkohë që dy delegacionet kanë nënshkruar edhe tre marrëveshje midis tyre.

Kryeministri Rama takohet me Vucic në Pallatin “Serbia”

Kryeministri Edi Rama është pritur në Pallatin “Serbia” nga homologu i tij Aleksandar Vucic. Rama është pritur me ceremoni nderi nga Vucic dhe pasi janë luajtur himnet e të dy shteteve kryeministrat kanë hyrë në ambienet e brendshme të pallatit.

Rama dhe Vucic do të dalin pas pak në një konferencë shtypi përpara gazetarëve.

Rama mbërrin në Beograd, pritet me ceremoni nga ministri i Jashtëm Dacic

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar kanë mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin e Beogradit. Rama është pritur me ceremoni nderi nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic. Aeroporti i Beogradit ishte i blinduar nga forcat e shumta të sigurisë, të cilat kishin rrethur zonën, ndërsa kryeministri Rama shoqërohet nga 6 truproja shqiptarë.

Rama është nisur nga aeroporti Nënë Tereza në orën 08:45 i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Rama do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vucic rreth orës 11:00.

Bushati: Vizitë historike e Ramës në Beograd

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shkruajtur në Twitter se delegacioni shqiptarë ka mbërritur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Bushati shprehet se kjo është një vizitë historike e kryeministrit Edi Rama.

“Mbërritëm në Beograd. Një vizitë historike e kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan Bushati në profilin e tij në Twitter.

Ahmetaj: Vizitë historike pas 68 vitesh

Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka shkruajtur një koment në faqen e tij në Twitter pas mbërritjes në Beograd.

Ahmetaj e konsideron këtë vizitë të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, në Beograd pas 68 vitesh si historike. “Në një vizitë historike të kryeministrit shqiptar në Beograd pas 68 vitesh”, shkruan Ahmetaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama