Dua te rifitoj besimin e Merkel. Sa te jem president te mos shqetesohet

'Dua te rifitoj besimin e Merkel. Sa te jem president, te mos shqetesohet'

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha në një intervistë ekskluzive me ZDF, e cili do të transmetohet në orën 22:45 me kohën lokale, se do të rifitoj “marrëdhënie të miqësisë dhe besimit me Kancelaren Angela Merkel”, pas skandalit të përgjimit amerikan nga NSA-ja, shkruan agjensia e lajmeve “Ansa”. Për sa kohë që unë do të jem president, ka siguruar Obama, Kancelarja nuk duhet të shqetësohet”.

 

“Jo gjithmonë në çështjet e politikës së jashtme jemi të një mendimi, por kjo nuk është ‘një arsye për të spiunuar”,- tha më tej Obama, transmeton “Ansa”.

 

Muaj pasi zbulesa tensionoi marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët dhe hodhi dirtë mbi mbikëqyrjen globale të Agjensisë së Sigurisë Kombëtare, (NSA), fjalimi i presidentit Obama të premten kishte për qëllim të paktën pjesërisht të siguronte botën rreth qëllimeve amerikane. Por reagimi i parë jashtë shtetit, sugjeroi se ai ka ende një rrugë të rëndësishme për të shkuar për të shëruar plagët, shkruan “Washington Post”.

 

Në Gjermani, ku informacionet se nën përgjimin e amerikanëve kishte qenë edhe telefoni privat i kancelares Angela Merkel, çka nxiti zemërimin e thellë dhe kritika jashtëzakonisht të ashpar ndaj Uashingtonit, premtimet e Obamës për të frenuar ekseset e spiunazhit të SHBA-së u prit me një mirëseardhje të vakët nga qeveria gjermane dhe përbuzja nga disa analistë, shkruan “Washington Post.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama