Dyqind milionë dollarë. Shifra stratosferike me të cilën Fadi Flat-White, shtetas libanez, rezidentë në Dubai, ka prenotuar një iPhone5, modelin më të fundit të Apple, ka krijuar jo pak habi. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja Nahar, që ka shpjeguar edhe arsyen e ofrimit të një shifre kaq të lartë: Flat-White ka pranuar të shpenzojë 200 milionë dollarë për të qenë i sigurt se iPhone5 i tij të jetë i pari i shitur në të gjithë Lindjen e Mesme.