Stadiumi i Korçës pritet të jetë i tejmbushur për sfidën Skënderbeu-Partizani. Një ditë më parë u shitën rreth 6 mijë bileta, ndërsa për tifozët miq u vunë në dispozicion rreth 800 bileta.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale pak minuta para fillimit të ndeshjes, tregon interesin e lartë të tifozëve për të qenë prezent në shkallët e stadiumit.