Duhani ‘mashtron’ trurin

Duhani ‘mashtron’ trurin
Duhanpirësit përgjithësisht peshojnë më pak se personat që nuk pijnë duhan. Sipas studiuesve nikotina është shkaktarja kryesore e këtij fenomeni. Ajo ‘mashtron’ trurin duke i lënë të kupojë se personi është ngopur mjaftueshëm me ushqim. Kjo shpjegon edhe arsyen se përse duhanpirësit kanë më pak oreks se personat e tjerë. Ky studim është bërë në Universitetin Yale nga studiues amerikanë të cilët shpjegojnë se këto nerurone të trurit që ‘mashtrohen’ për ushqimin nuk janë të njejtë me ato ndikojnë në vartësinë ndaj nikotinës.

“Janë të shumtë ata duhanpirës që thonë se nuk e lënë duhanin për shkak se kanë frikë që do të shtojnë në peshë”- tha njëri prej studiuesve Picciotto. Duke shtuar se përpiqen t’i bindin njerëzit që lënia e duhanit nuk ndikon në shtimin në peshë pasi gjithçka buron nga truri ynë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama