Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka publikon nje leter te hapur per te gjithe tifozet shqiptare anembane botes ku i falenderon per mbeshtetjen e madhe qe Kombetarja ka pasur gjate diteve te europianit ne France. Fillimisht Duka thekson se pa mbeshtetjen e tyre, tre ndeshjet e para do te kishin qene ndryshe per kuqezinjte dhe thekson se skuadra eshte mrekulluar nga sjellja dhe besimi i tyre ne shkallet e stadiumeve por edhe ne rruget e qyteteve ku Kombetarja ka udhetuar.
“Ju falenderoj qe ne nje moment te rendesishem gjetet kohen dhe mundesite ekonomike te na mbeshtesni ne kete ndermarrje te madhe per te gjithe. Te na mbeshtesni kur kishim me shume se kurre nevoje per ju. Fanela kuq e zi qe ju keni veshur keto dite ne France eshte bere e njohur dhe e dashur per te gjithe. Siç jeni bere ju, me koret vibrante dhe banderolat plot sharm; me tifozerine model dhe imazhet e bukura qe po bejne xhiron e mediave boterore. Ekipi eshte perpjekur ne fushe, por ju e keni fituar betejen ne shkallet e stadiumit dhe sheshet e Frances. Pas ketij Europiani, per tifozet tane do flitet po aq shume sa per ekipin tone. Ju faleminderit per imazhin mbreselenes qe po lini ne kete event”, thekson nder te tjera numri 1 i FSHF-se.
Ne vijim ai ndalet edhe te entuziazmi i krijuar ne trojet shqiptare, por shton se festa nuk ka mbaruar pasi Kombetarja shpreson qe te vazhdoje t’u dhuroje tifozeve te tjera nete magjike.
“Ekipi eshte perpjekur ne fushe por ju e keni fituar betejen ne shkallet e stadiumit, ne sheshe apo perpara ekraneve te TV. Jemi bashke ndaj ndihemi me te forte, me te pergjegjshem dhe me pasionante. Me nje pasion qe e kemi zbuluar se bashku dhe me te cilin, duam te shkojme shume me larg. Ndaj ju falenderoj edhe nje here! Pa ju ne nuk do kishim qene keta qe jemi sot”, thekson ne fund te letres se hapur Armand Duka