Në prezantimin e projektit të ri për rikonstruktimin e stadiumit "Qemal Stafa" i cili do të marrë dhe emrin "Arena Kombëtare" presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur për mbarëvajtjen e futbollit në vend, gjithashtu dhe për rrugëtimin e kuqezinjve në Euro 2016".Ai theksoi që rindërtimi i "Arenës Kombëtare" është një rrugëtim i gjatë, ku përpara tij duhet të gëzojmë stadiumin e Shkodrës, "Loro Boriçi".
Kreu i FSHF-së zbuloi gjithashtu dhe sloganin që do të shoqërojë ekipin Kombëtar në Europianin e Francës.
"Ti Shqipëri më jep nder" është slogani që kemi zgjedhur për tu përfaqësuar në rrugëtimin tonë në "Euro 2016". Sëbashku me pasionin dhe talentin djemve tanë mund të japim sukses. Ky stadium i ri dhe ky Europian nuk janë asgjë tjetër përveçse fytyra e futbollit shqiptar, një kapitull tjetër".