Duke folur per Cosa Nostra

Duke folur per Cosa Nostra
Për pasojë, ajo është një kazan i përzier ndikimesh kulturore. Prej një kohe të gjatë, Sicilia shikohej si fëmijë i adoptuar, kokëshkretë i Italisë, sidomos një gjë e tillë është theksuar me ardhjen e Musolinit në pushtet. Preokupimi ishte që të mbahej mafia siciliane nën kontroll, kështu që shumë njerëz thanë: "Nuk qëndrojmë dot më këtu!" Bandat e hershme në Amerikë Banda fillestare "Black Hand" është ajo çka u bë më pas e njohur si "La Cosa Nostra". Ata shkuan të banojnë me shumicë në lagjet italiane etnike të Nju Jorkut.

Një tjetër bandë ishte ajo që njihej si "Five Points". Kjo bandë funksionoi në territorin e Italisë së Vogël Nju Jork. Kjo është një pikë, ku pesë rrugë kryqëzohen së bashku. Në fundin e viteve njëzet dhe fillimin e viteve tridhjetë, pati një konkurrencë serioze në Nju Jork midis bandave rivale italiane për kontroll territoresh. Në termat e njerëzve me ndikim, një prej atyre me influencën më të madhe në atë kohë ishte Lucky Luciano. Ai ishte një organizator mjeshtër. Lucky Luciano krijoi "La Cosa Nostra" në këtë vend ashtu siç e njohim sot, me pesë familje dhe komisionin sundues. Ai formoi aleanca me sipërmarrje të tjera, të tilla si mafia hebre. Ishte mik shumë i ngushtë me Meyer Lansky, gangsterin e shquar hebre në Nju Jork gjatë asaj kohe.

Lucky Luciano në thelb arriti të fitojë titullin "Kreu i të gjithë krerëve". Nuk kishte asnjë individ të vetëm që të drejtonte të gjithë skenën. Si erdhën në pushtet ata? Ndikimet e tyre mbretëronin në lagjet me përkatësi etnike. Me kalimin e kohës, ata u përhapën në pjesë të tjera, ndërsa pushteti dhe ndikimi i tyre u rrit. Ata lëvizën nga plaçkitja e vetë komunitetit etnik të tyre në komunitetin në tërësi. Pati disa momente vendimtare në këtë vend që i lehtësuan ata, më i rëndësishmi i të cilëve ishte Prohibicioni. Ishte e gjitha një çështje furnizimi dhe kërkese. Kishte një kërkesë për atë çka ata kishin për të ofruar dhe, për aq kohë sa ajo është në fuqi, ata do të gjejnë një mënyrë për ta kënaqur atë. Amendamenti i 18-të i Shteteve të Bashkuara e nxori jashtë ligjit prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit në Shtetet e Bashkuara, por nuk bëri asgjë për sa i përket kërkesës për alkool. Njerëzit akoma e donin pijen e tyre dhe, përderisa ajo nuk mund të blihej më legalisht në atë kohë, atëherë pati një mjedis të pasur, një mundësi për këto sipërmarrje kriminale që të përfitojnë nga situata dhe të plotësojnë kërkesën, ashtu si dhe të pasurojnë veten. Si u bë i famshëm Al Capone? Al Capone ishte nga Nju Jorku.

Ai u transferua në Çikago për të punuar nën urdhrat e gangsterit kryesor të asaj kohe të atjeshëm, Johnny Torrio. Capone ishte njeri muskuloz, ishte një njeri që vepronte në Nju Jork. Kur Torrio u vra, kjo krijoi momentin e mundësisë së Al Capone-s. Ai nuk ishte ndryshe nga John Gotti, në kuptimin që ishte një njeri mondan. Gjithashtu ishte me shumë vese dhe shumë i dhunshëm. Kjo ishte, siç e thotë proverbi, rruga ose autostrada e tij. Mustache Petes, gangsterë të fillimeve, mbanin profile të ulëta. Ata nuk bënin asgjë që do të tërhiqte vëmendjen ndaj tyre. Ashtu si Gotti, Capone e pëlqente fleshin e aparateve fotografikë. Si ka ndryshuar krimi i organizuar? Me përfundimin e Prohibicionit, sfera e ndikimit kishte lëvizur nga lagjet italiane dhe ishte futur në shoqëri.

 Megjithatë, sipërmarrjet ekzistojnë për të gjeneruar fitime. Ata u futën te narkotikët, kontrollonin sindikata, politikanë. Ka shumë njerëz që duan diçka dhe këta djem duan ta realizojnë këtë. Struktura e "La Cosa Nostra" nuk ka ndryshuar qysh nga vitet tridhjetë, kur Lucky Luciano krijoi strukturën. Ndërsa njerëz të rinj vinin për të drejtuar familjet, ata merrnin emrin e atij individi. Grupi i Joe Bonanno u bë familja Bonanno; grupi i Carlo Gambino u bë familja Gambino. Vito Genovese i dha emrin e tij familjes që kontrollonte. Emrat kanë ndryshuar, por struktura ka qenë e fortë gjatë 75 viteve të fundit. Sa e fuqishme është ajo sot? Në forma të ndryshme, "La Cosa Nostra" ka ekzistuar për më shumë se 100 vjet. Qeveria, autoritetet, FBI-ja, prokurorët nuk filluan të kenë ndonjë ndikim të konsiderueshëm ndaj "La Cosa Nostra" deri nga fundi i viteve shtatëdhjetë, fillimi i viteve tetëdhjetë.

Në një moment të caktuar, "La Cosa Nostra" nuk u mendua se ekzistonte. Ajo ishte një mit, një legjendë. Kjo deri në vitin 1957, me takimin në Appalachian Mountain në veri të Nju Jorkut. Ai ishte një takim i madh, ku krerët e të gjitha familjeve mblidheshin për një seancë përcaktimi strategjie. Ata u zbuluan nga Policia Shtetërore e Nju Jorkut. Është një histori e famshme në historinë e krimit të organizuar. Aty u panë bosë mafiozë që u vërsulën me vrap në pyll për të shpëtuar kokën. Kjo i detyroi njerëzit që të pranonin: "Po, ekziston ‘La Cosa Nostra‘ në këtë vend. Ajo ekziston!" A folën ndonjëherë mafiozët me FBI-në? Ishte e rrallë 50 vjet përpara. Në vitin 1963, Joe Valachi, një ushtar i familjes Genovese, po kryente dënimin në një burg federal në shtetin Atlanta, ashtu siç ishte duke e kryer Vito Genovese. I erdhi në vesh Joe se Vito Genovese e donte të vdekur. Kështu, Joe shikon një të burgosur që t‘i afrohet atij një ditë në burg. Duke menduar se ishte njeriu Vito që po vinte për ta hequr qafe, ai merr një copë tub dhe e godet derisa e lë të vdekur. Tani ai vihej përpara dënimit me vdekje dhe kështu që vendos të flasë. Ai është një bashkëpunëtor vërtet i rëndësishëm që është paraqitur. Përveç tij, ishte gjë e rrallë ta bëje një njeri të flisje.

Te "La Cosa Nostra" kishte anëtarë dhe bashkëpunëtorë. Për të qenë me të drejta të plota, ata duhej të ishin italianë, sicilianë dhe meshkuj. Bashkëpunëtorët qenë kushdo që mund të gjeneronte para për sipërmarrjen. Në të vërtetë këta njerëz nuk kishin folur kurrë më parë, deri në fundin e viteve shtatëdhjetë, apo fillimin e viteve tetëdhjetë, kur filluan të shfaqeshin çështjet e mëdha, si çështja e komisionit, çështja Donnie Brasco. Infiltrimi në familjen Bonanno nga Joe Pistone, një agjent i fshehtë i FBI-së, ishte penetrimi i parë i bërë ndonjëherë në një familje të krimit të organizuar nga ana e Byrosë. Ai u bë i njohur si Donnie Brasco. Kjo dha inkursione që nuk kishin qenë më parë. Të gjitha këto gjëra ndodhën në të njëjtën periudhë kohe. Këta njerëz po shikonin se i prisnin periudha të gjata në burg dhe filluan të mendojnë të kapin çfarë mund të kapin. Cili është statusi i "La Cosa Nostra"? A janë të plagosur? Po. A kanë vdekur? Jo. A do të jenë ndonjëherë të vdekur? Nuk mendoj se po.

Kjo tregon se për "La Cosa Nostra" ka shumë pyetje pa përgjigje për gjëra që ata mund të thonë. Më të spikaturit Carlo Gambino, kreu i familjes Gambino, që vdiq në shtëpi, në krevat: thjesht pushoi së marri frymë një ditë. Ai u pasua nga dhëndri i tij, Paul Castellano, i cili u ndihmua shumë në këtë drejtim nga John Gotti, që mori drejtimin e familjes Gambino. Kontrasti midis Gambino dhe Gotti ishte i madh. Gambino bënte një ekzistencë të padeshifrueshme, nuk kishte asnjë vilë të madhe, nuk e tërhiqte vëmendjen ndaj vetes, duke u sjellë nëpër qytet me femra. Në anën tjetër të spektrit ishte John Goti, i cili filloi t‘u besonte gjërave që thoshte vetë. Megjithatë, në qoftë se do të më duhej të zgjidhja një person që të ishte figura më me ndikim e "La Cosa Nostra" në këtë vend, ai do të ishte Lucky Luciano.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama