Duke pare qiellin

Shtëpia flen
duke parë qiellin
me çatinë e kuqe
si lëkura e syrit
të sfilitur

verbohet
dritarja
poshtë reve
terratisur

të tylta janë ditët
të qelqta netët

qielli është i vetmi sy
që mund ta shohë vetveten

krahë pa jetë tund era
njerëzish të mbetur
mes mureve të lëkurës
ngjyrë dheu

shiu rrëzon heshtjet
që varen dollapeve


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama