Duke pritur fundin e botes...

Duke pritur fundin e botës...
Profecia e Harold Camping, predikues milioner, i cili kishte parashikuar fundin e botës më 21 maj, nuk doli. Camping kishte bërë llogari duke interpretuar biblën, por kur nisi dita e 22 majit, ai bashkë me familjen e tij ishin shëndoshë e mire. Nuk kaloi shumë orë dhe predikuesi vendosi që të shpallë një datë tjetër për fundin e botës, 21 tetorin, pasi u shpreh se kishte bërë një gabim në përllogaritje. Camping-un ndërkohë e kanë besuar shumë familje anembanë botës, madje një grup ka vendosur që të jetojë prej vitit 2008 në banesa të fortifikuara me mure, dyer, dritare të cilat mund t'i rezistojnë për disa orë zjarrit. Po ashtu këto vila luksoze kanë tunele të sigurta, madje edhe një liqen artificial në rast se do të duhet pas nisjes së një epoke të re.

Megjithatë pas parashikimit të gabuar te predikuesit ka patur edhe të zhgënjyer, pasi nuk kanë munguar njerëzit e pasur të cilët kanë bërë dhurime të parave. Po ashtu i cliruar ndihet edhe Keith Bauer një kamionist, i cili ka udhëtuar për ditë e ditë të tëra me familjen e tij drejt Kalifornisë. Pas nisjes së 22 majit, si një dite normale, ai dhe familja e tij u kthyen në jetën normale. Ndërkohë ka shumë persona të tjerë të cilët presin me ankth 21 tetorin.

Profecia më e njohur është ajo e 2012, sipas kalendarit Maya. Nga përllogaritjet e deritanishme rezulton se fundi i vitit 2012 do të jetë fundi i botës. Ndërkohë ka edhe vite të tjerë si 2038, 2050 në të cilët parashikohet fundi i botës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama