Duke testuar ujerat ne Shqiperi

Duke testuar ujerat ne Shqiperi
Gazeta prestigjoze britanike ‘The Guardian’ në një shkrim për mundësitë e turizmit malor në Shqipëri, në shkrimin “Duke testuar ujërat në Shqipëri”, flet për peisazhe mahnitëse dhe relieve të zhveshura. Në shënimet e tij të udhëtimit, autori i shkrimit në ‘The Guardian’ Killian Fox, pasi përshkruan qetësinë e ujërave dhe relievit pa jetë njerëzore, shkruan se nuk shikon rrugë të dukshme, nuk ka linja telefonike për ta lidhur këtë vend me pjesën tjetër të botës dhe nuk është e vështirë të imagjinosh se po udhëton përmes një peisazhi që nuk është trazuar gjatë shekujve.

Në ndonjë vend tjetër të Evropës ky udhëtim dyorësh me traget i përshkruar në guidat turistike si “një nga udhëtimet më të bukura në botë me anije”, udhëtari shpreson që trageti të jetë plot me turistë, por Shqipëria nuk është e mbushur me turistë, të paktën jo për momentin. Shekulli i kaluar ka qenë i vështirë për këtë vend të vogël. Më shumë se 40 vitet e sundimit komunist nën diktatorin izolues Enver Hoxha, e pasuar nga një periudhë shkatërrimtare e kapitalizmit ekstrem në mesin e viteve ‘90, e kanë lënë këtë vend në përpëlitje për tu ngritur në këmbë në mijëvjeçarin e ri.

Ndërkohë që planifikonte të shkonte drejt Alpeve në veri, autori i shkrimit në ‘The Guardian’ të Londrës, shkruan për vështirësitë për të shkuar deri atje, nisur nga mungesa e një zyre informacioni në Shkodër apo hollësitë e pakta në guidën turistike, por eventualisht, zgjidhjen e gjen tek marrja e informacionit nga njerëzit e thjeshtë. Pyesni dikë në rrugë dhe nëse ata nuk të ndihmojne dot, ata do gjejnë dikë që është kushëri i tyre që padyshim do t’ju ndihmojë.

“Nëse mikpritja dhe ndihma nga njerëzit do ishin një resurs marketingu, Shqipëria do ishte një vend i pasur”, shkruan gazeta prestigjoze britanike. ‘The Guardian’ flet për bukurinë dhe mrekullinë e udhëtimit në liqenin e Komanit dhe kalimin përmes shpateve vertikale.

“Të duket si në udhëtimet me anije në filmin ‘Lord of the Rings’. Madje edhe çiklistët çekë që ishin me ne mbeten me gojë hapur nga pamjet.Ne pamë vetëm një pjesë të asaj çka ofron Shqipëria gjatë qëndrimit tonë 10 ditor. Ne nuk patëm mundësi të shikonin plazhet e bukura, Butrintin apo Gjirokastrën e Kadaresë, pa përmendur Tiranën. Nëse jeni të përgatitur për të udhëtuar në rrugë të vështira dhe me aranxhime idiosinkretike udhëtimi, Shqipëria është një gjetje e rrallë”, shkruan ‘The Guardian’.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama