Rrathët ruajnë fshehtësinë
Nëse rrethi është paraqitur në fillim të sezonës, pra sa është gruri i verdhë atëherë kallinjët prapë janë drejtuar dhe kanë vazhduar të rriten, kështu që rrethi shpejt ka humbur duke lënë vetëm një prerje në vegjetacion.
Kohët e fundit ky fenomen më së shpeshti paraqitet në Britani të Madhe edhe pse Piktogramet nuk janë të huaja as në vende të tjera si Australi, Amerikë, Kanadë Çeki, Gjermani etj.
Hulumtuesit nga mbarë bota janë duke u munduar që të zbulojnë se kush apo çka është duke i shkaktuar këto fenomene. Ata i kanë shkruar nga një turrë të librave, por në asnjerën prej tyre nuk ekziston ndoj spjegim përfundimtarë, kështu që ky fenomen ende është mister.
Teoritë e komplikuara mbijnë gati si edhe vet vizatimet, e sillen prej vizitës së jashtoksorëve dhe provat e armëve nga ‘lufta e yjeve’ e deri te ndërzimi i iriqëve, tornadot dhe mashtrimet e thjeshta të demoduara.
Penzionerët e pa prituar
Kur para disa viteve u paraqitën dy farmerë dhe pranuan se ata ishin ata që i vizatonin këto vizatime u duk se misteri moori fund. Por kur u munduan që para kamerave televizive të tregojnë procesin e punës kjo u duk më pak se modeste. Vizatimi i tyre vetëm në pamje të parë i përngjante atyre të vërtetave, por as për së afërmi nuk ishin të përkryera si ato. Përveq kësaj, në fushat grurore të Anglisë në dy deceniet e fundit kanë lindë me mija vizatime, për çka ishte nevoitur një armatë e vërtetë e penzionerve të shkathët që i mundon pagjumësia.
Për të vërtetuar, në të vërtetë për të hudhur poshtë teorinë se këto vizatime janë të bëra nga dora e njeriut revista ‘The Guardian’ e Londrës dhe ‘PM Magazin’ gjerman e organizuan një konkurs për vizatimin më të suksesshëm në grurë. Në atë konkurs u lajmruan 12 ekipe të cilat kishin prej një deri në gjashtë anëtarë. Në një mbrëmje korriku atzre ua dhanë nga një copë parcelë me grurë dhe pesë orë për ta kryer punën. Ata mundnin të përdornin çfarë do mjeti, por i cili nuk bënte zhurmë dhe dritë. Çmimin i parë prej 3000 funtave e fitoi një ekipë britanike nga Samerseti.
Edhe pse u fituan disa rrathë bindës, juria kompetente i cilësoi ato si falsifikate pasi që kallinjtë ishin të thyer, deri sa te ato origjinale ato janë vetëm të lakuara. Shikuar më thellë, kualiteti i mbrrirë nuk e mbrrinte përsosmërinë e formës së Piktogrameve të vërtetë.
Në natën e njejtë në mëngjes në fushat e Anglisë gdhinë tre Piktograme dhe menjëherë lindi pyetja, kush mundi ato ti bëjë kur të gjithë falsifikatorët ishin të tubuar në një vend duke luftuar për shpërblimin joshës. Kështu skeptikët heshtën por me të madhe filluan të flasin ata që e mbështetnin teorinë e jashtëtokësorëve dhe fuqive ezoterike.
Hieroglifet nga gjithësia
Paraqitja e këtyre rrathëve shpesh përcillej edhe me paraqitjen e objekteve të panjohura fluturuese edhe pse dëshmitë nuk ishin edhe aq bindëse. Ishte kështu ndonjë inqizim nate në të cilin shihej një njollë pezulluese me ngjyrë të bardhë apo portokalli e cila përcillej me ndonjë shushurimë. Këto inqizime infra të kuqe tregonin se këto njolla humbnin shumë shpejtë, pa ndonjë paraqitje përcjellëse-praktikisht në asgjë.
Analizat laboratorike vërtetuan se fuqia që i bën këta rrathë duhet ti ketë disa veqori të caktuara: që kallinjtë të presohen ashtu duhet nxehtësi intenzive, e pastaj edhe një forcë centrifugale e cila i shtypë kallinjtë e grurit për tokë. Mbrenda këtyre rrathëve shpesh është zbuluar radioaktivitet i tipit alfa dhe beta. Nga ana tjetër disa dëshmitarë tjerë të cilët kanë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dëshmojnë se kanë parë drita në qiell apo edhe kanë dëgjuar fishkëllima, e disa të tjerëve iu ka fikur pa kurrëfarë shpjegimi motori i automobilave etj. Ufologët këto i kanë marrë si dëshmi se qenjet intelegjente të vasionës na i lënë porositë e shkruara me hieroglifet e veta. Një nga këto vizatime sipas interpretimit të Hopi indianëve do të thotë ‘Planeta është në rrezik, njerëzimi duhet të ndërmerrë diqka’. Shkencëtarët në anën tjetër mendojnë ndryshe.
Vetëtimat sferike nga qielli
Në fillim, deri sa rrathët ishin të vegjël, u paraqit një shpjegim shkencorë sipas disa kushteve specifike klimatike në këtë pjesë të botës. Kjo teori megjithate ra shumë shpejtë poshtë me paraqitjen e rrathëve me të mëdhenjë dhe forma më të komplikuara. Rrethi më i madh i matur deri më tash ishte 600 metra në gjatësi dhe 200 metra në gjerësi.
Interpretimet më të reja dhe më të besueshme bazohen në teorinë e vetëtimave sferike dhe rrezatimit jonik. Shkenctari britanik Terens Miden është autor i teorisë ‘plazme vorteks’ sipas të cilës në atmosferë akzistojnë vorbuj ajoror të cilët i shtypin këto vizatime. Kjo teori megjthate nuk e spjegon pse kjo ndodh në këto 20 vitet e fundit dhe pse format janë gjithnjë e më të ndërlikuara. Një kombinim interesant i kësaj teorie dhe teorisë së shkenctarit gjerman Burkhard Hajm flet për atë se mendimi njerëzor në nivel të ndërdijes së thellë e drejton paraqitjen e vetëtimës sferike, e cila do ta spjegonte paraqitjen ‘nga asgjë’ dhe ndërlikueshmërinë e vizatimit. Por kjo është në nivel të spekulimeve.
Një qift britanik ka qenë dëshmitrë direkt i kësaj paraqitjeje. Sipas dëshmisë së tyre, ata shetisnin nëpër fushë kur papritur u formua një vorbull ajri mbi kokat e tyre. E dëgjuan një fishkëllimë të fortë, njerit prej tyre iu ngritën flokët në kokë. Kur vorbulli ajror në vijë zigzage humbi përtej fushe, ata u gjendën në mes të një vizatimi të posaformuar në fushën grurore.
Tornadot apo diqka e ngjajshme
Në vazhdim më lejoni që tua përcjell edhe disa interpretime të disa shkencëtarëve eminent të Anglisë dhe Amerikës.
Kolin Endrius, elektoinzhinjer dhe funksionar shteti thotë se: ‘Kjo është misterie, nuk ka dyshim se ky fenomen është jashtë fizikës dhe shkencës çfarë ne e njohim. Në kohë të fundit po na paraqiten një nimër i madh i të dhënave të cilat na bëjnë të ditur për një formë intelegjente – nuk po them intelegjencë jashtëtokësore por ehe nuk po e përjashtoj atë mundësi ’. Si dëshmi për këtë koment të Endriusit janë rrathët të cilët nuk janë haotik duke e kaluar fundin e fushës, por ata janë shpesh të vendosur vetëm një inq buzë rruge apo kodrine.
Endrius bashkë me Delgadon me të cilin edhe e shkroj një libër në këtë temë, provoi që të hyn në sekretin e këtyre rrathëve me operacionin “Drapëri i Zi” i cili përbëhej me vrojtimin e përhershëm të fushës Selizbri ku edhe paraqiteshin më së shpeshti rrathët sekret. Paisjet ishin kamera me rreze infra të kuqe, kamera me inqizim nën dritë të dobët, kamera termike dhe kasetofoni. Pas shumë netëve të vrojtimit deri sa Endrijus ishte duke fjetur erdhi deri te një alarm i cili më vonë u pa se është i rrejshëm. Kamera termike kishte regjistruar se diqka kishte ndodhur në fushë. Të nesërmën në mëngjes e panë se ata ishin disa të rinjë shakatarë të cilët kishin ardhë në fushë dhe kishin shkrepur me fotoaparatin e tyre me blic në drejtim të kamerës termike.
Endrijus pas kësaj e ndërpreu operacionin me fjalët se “Vendi ynë u bë shumë i njohur”.
“Endrijus dhe Delgado për mua janë ankth nate”-Terens Mejden, fizicient atmosferik dhe themelues i organizatës për hulumtimin e tornadove dhe stuhive (TORRO) si dhe i grupit për hulumtimin e rrathëve sekret (CERES). “Besimi i tyre në egzistimin e paranormales, jo vetëm që i tërhjekë mashtruesit, por edhe e pamundëson bashkpunimin me shkenctarët botërorë, të cilët edhe nuk është ashtu lehtë me i bindë se hulumtimi i këtyre fenomeneve është diqka serioze”, vazhdon Mejden.
Terens Mejden u mundua që këtë fenomen ta spjegojë duke dhënë mendimin se Piktogramet i bëjnë tornadot dhe stuhitë dhe në këtë drejtim ai bëri hulumtime të shumta. Por kurrë nuk ja arriti që të marrë pjesë në procesin e vizatimit të Piktogramit nga tornadot. Josuksesin e vet Mejden e spjegon me fjalët: “Kjo është njejtë sikur kur të doni të inqizoni fatkeqësinë e komunikacionit në momentin kur ndodhë”.
Pas 10 vitesh hulumtimi Mejden erdhi në përfundim se sekreti i rrathëve magjik shtrihet në bashkpunimin e dritës dhe rymave ajrore të cilat i bën një shtresë e ajrit në kordinatat dhe fushat e rrezikuara. Edhe shumë hulumtues të tjerë i bashkangjiten teorisë së Mejdenit si Gjeni Rendles dhe Pol Faler nga qendra e hulumtimit të UFO-ve në Britani. Ata i kanë shkruar gjithashtu edhe disa libra në këtë temë. Ja komenti i tyre: “Me të vërtetë rrathët paraqiten afër vendeve të cilat pocentialisht vizitohen nga objektet e pa identifikuara fluturuese. Por, në të vërtetë rrathët janë ato të cilat formojnë iluzione për fluturaket e jo e kundërta pra jashtëtokësorët që i lënë porositë e tyre duke shkarravitur në grurë. Deri tani kemi shumë dëshmitarë të cilët na raportojnë për vorbujt atmosferik-të ngjajshëm me tornadot”. Me këto spjegime natyrisht se nuk u kënaqen personat të cilët i japin përparësi teorisë mbi jashtëtoksorët. Për këtë Gjeni Rendles thotë: “Neve na quajnë thyes të iluzioneve” dhe më tej vazhdon “rregullsia gjeometrike e rrathëve nuk është asgjë më fascinante se forma e ndërlikuar e fjollës së borës, por prap se prap njerëzit kanë dëshirë tiu japim zghidhje sa më fantastike”.
Komentari i profesorit të meteorologjisë në Universitetin Perdju, Gjon Snou pas një seminari që e dëgjoi për Piktogramet ishte: “Ishte argëtuese ti dëgjosh gjithë ata njerëz, shumë dikutime e pak dëshmi shkencore. Shumica e studimeve të këtyre vizatimeve në grurë, përfundojnë me vizitën e vendit ku është paraqitur ai vizatim dhe filozofimi rreth tij”.
Ndërsa Kristofer Çerç, specialist për tonado në Univerzitetin Majami të Oksfordit në Ohajo thotë: “Kam ardhur në konkludim se kjo është shumë bizare. Ata rrathë koncentrik nuk mund të shpjegohen me shkaktorë natyral. Mundeni ti quani si mashtrim por mundeni ti quani edhe vepra artistike”.
Edhe Arçi Roj, anëtarë nderi në institucionin për fizikë dhe astronomi në Universitetin e Glazgovit është përafërsisht i të njejtit mendim: “Ka 5 vite që jam hulumtues i këtij fenomeni dhe nuk besoj se ekziston ndonjë spjegim real se çka janë ato dhe çka i shkakton”.
Por për mendimin tim spjegimin më të mirë e dha shkrimtari dhe njëherit edhe hulumtuesi në lëminë e alkemisë Patrik Harper, me fjalët e të cilit dua që edhe ta përfundoi këtë artikull: “Ato janë si edhe ëndërrat; ti hulumtosh do të thotë ti shtyesh që të mashtrojnë; ti interpretosh do të thotë ta errësosh begatinë e tyre; ti spjegosh do të thotë gabimisht ti kuptosh... Rrathët në grurë janë sikur një gojë e cila na flet për mrekullinë dhe thellësinë e qështjes – i flasin më shumë zemrës se kokës, por më shumë shpirtit se zemrës”!!!
Arsim AJGERAJ : mjellma.com