Rikardo Kaka nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës. Mallkimi i dëmtimeve vazhdon të dëmtojë skuadrën e drejtuar nga Karlos Dunga, i cili është detyruar të bëjë ndryshime të vazhdueshme gjatë javës së fundit.
Dunga e kishte grumbulluar ish-futbollistin e Milanit dhe Real Madrid në vend të Daglas Kostës së Bajern Mynih, meqë ky i fundit kishte probleme fizike. Por lojtari i cili tashmë luan në MLS, ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë fushave për 20 ditë.
Stafi i kombëtares braziliane vendosi që në vend të tij, të grumbullonte me shpejtësi Ganson, mesfushorin e San Paolos.