Karlos Dunga është shkarkuar bashkë me stafin e tij në krye të stolit të Brazilit. Lajmi konfirmohet nga Federata Braziliane e Futbollit me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e saj në internet.
Shkarkimi i Dungës vjen pas rezultateve të dobëta në Kupën e Amerikës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se paraqitja e Brazilit në këtë turne ishte me e dobëta e 29 viteve të fundit.
Dunga u nis për në SHBA i vetëdijshëm se vetëm një fitore apo paraqitje dinjitoze do ta shpëtonte nga shkarkimi, por kjo nuk ndodhi edhe për shkak të mungesave të shumta që Brazili kishte në këtë turne. Vendin e tij pritet ta zërë Tite, trajneri aktual i Korinthias.