Klodian Duro është shprehur i lumtur për arritjen e Kukësit në finalen e Kupës.
Në një prononcim për "Super Sport" trajneri i verilindorëve theksoi që ekipi i tij ishte përgatitur për të arritur këtë objektiv. Ndërkohë që thekson që në fund këtë trofe do ta ngrejë pikërisht skuadra e tij, Kukësi.
"Në momentet e para që jam bërë pjesë e Kukësit, mendoj se objektivi i vetëm ishte të futnim në shinat e duhura një ekip që ishte ndërtuar për tu shpallur kampion por që në ato momente nuk po funksiononte. Në Janar objektivi ishte të kapnim Kupat e Evropës dhe të avanconim sa më shumë në Kupën e Shqipërisë. Falë një merkatoje të mirë që zhvilluan në Janar arritëm të merrnim rezultate të bënim lojra të mira. E kemi arritur një objektiv të tillë dhe në fund fare të kampionatit unë jam i bindur që Kukësi do ta fitojë Kupën e Shqipërisë. Jam i kënaqur që edhe sot nuk pësuam gol pasi ekipi përveç vazhdoi ecurinë e rezultateve pozitive, ruajti portën të paprekur dhe për një skuadër futbolli kjo është diçka shumë e rëndësishme. Unë ndihem mirë në radhët e Kukësit dhe sikur kampionati të përfundonte sot unë vetëm time e shoh te ky klub, pasi i jam mirënjohës edhe presidentit Gjici, dhe në momentin që kam mbërritur këtu i kam thënë atij që do të kemi një rrugë të gjatë bashkë".