Durres konfiskohen shtate plazhe

Durres, konfiskohen shtate plazhe
Shtatë plazhe private me 100 komplete shezlonesh janë konfiskuar sot në plazhin e Ishmit. Inspektorët e tatimeve kanë verifikuar se këto subjekte ishin të palicensuara dhe kështu është bërë konfiskimi i tyre. Inspektoriati i tatimeve nisi javën e shkuar operacionin e  lirimit të hapësirave publike. Deri më tani ky aksion është shtrirë në Plazhin e Kallmit, Durrësit dhe gjirit të Lalzit, ndërkohë që janë konfiskuar 20 plazhe privatë me rreth 300 shezllone dhe çadra. Operacioni do të vijojë edhe ne plazhe të tjera, ndërkohë që inspektoriati bën me dije se do të sekuestrohet menjëherë malli që rezulton i parregjistruar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama