Durres vjen anija me e madhe tregtare ne historine e portit

Durres, vjen anija me e madhe tregtare ne historine e portit
Një anije e tonazhit të madh është ankoruar në mesnatën e së shtunës në portin e Durrësit. Burimet zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë me dije se anija me flamur norvegjez “Vela” do të ngarkohet me 52 mijë tonë mineral hekuri dhe ka për destinacion Kinën. Përpunimi përbën një operacion të llojit të veçantë dhe përgatitjet e tij kanë nisur gjashtë muaj më parë.

Pjesa e parë e ngarkesës prej 24.5 mijë tonë do të përpunohet në kalatën 11, ku dhe thellësia e basenit  është më e madhe (11 metra). Pjesa e parë e ngarkesës pritet të përfundojë në orët e vona të ditës së hënë.

Ndërkaq, në kalatën 7 ka përfunduar brenda 30 orësh procesi i ngarkimit të një anije Feeder 10 mijë tonësh dhe është duke pritur anijen e madhe “Vela” në radën e portit. Anija e dytë Feeder është duke u ngarkuar në kalatën 7, për të lëvizur më pas drejt radës portuale.  Më pas anja tregtare “Vela” do të spostohet në Radë për të vijuar procesin e ngarkimit përmes dy anijeve ndihmëse Feedera.

Kjo është anija më e madhe tregtare që ka ardhur dhe është përpunuar ndonjëherë në Portin e Durrësit që prej themelimit të tij. Anija me flamur norvegjez VELA eshte 192 metra e gjate, 32 e gjere dhe me zhytje 12.8 metra. Anija tjeter e ketij lloji eshte akostuar ne portin e Durresit ne korrik te vitit 1990 dhe kishte nje peshe prej 35 mije ton.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama