Sipas testimeve të para, makineria është në gjendje që të kryejë të dy funksionet për të cilën është ndërtuar në mënyrë perfekte.
Ajo funksionon në mënyrë fare të thjeshtë. Përpara futjes në fush, në një dhomë të jashtme vendosen rrobat e pista dhe me nisjen e dushit, edhe larja fillon në mënyrë automatike.
Ideuesi Ahmet Burak Aktas, shpreson që “dushi-lavatriçe” të rezultojë një ide e mirë në treg, jo vetëm për prakticitetin e tij, por edhe për arsye kostosh.
Sipas përllogaritjeve, gjatë një dushi 15 minutësh, shpenzohen 150 litra ujë dhe rreth 40 litra të tjera në larjen e rrobave, së bashku me energjinë përkatëse për të dy këto procese.