Dusseldorf me maska dhe te armatosur per te vjedhur 20 cent...

Dusseldorf, me maska dhe te armatosur per te vjedhur 20 cent...
Disa persona të armatosur e të maskuar vendosën të vidhnin një fast-food, por gjithçka morën ishte një derrkuc prej porcelani, në të cilin kishte vetëm 20 cent dhe dy çokollata. Policia në qytetin gjerman të Dusseldorfit tha se dy hajdutët u larguan me shpejtësi për shkak aktivizimit të alarmit teksa mundoheshin të hapnin kasën e parave, ndaj zgjidhja ishte të merrnin ç'të mundnin e t'ia mbathnin. 

Pronari i restorantit i tha gazetës "Bild" se për fat të mirë, hajdutët nuk patën mundësi të vidhnin asgjë. "Në derrkuc kishte vetëm 20 cent dhe ato dy çokollatat kushtonin vetëm 1.2 euro",-tha ai. Zëdhënësi i policisë, Andre Hartwich u shpreh se me shumë gjasa bëhej fjalë për dy hajdutë pa përvojë. "Nuk besojmë se kemi të bëjmë me profesionistë, por pavarësisht kësaj, është diçka serioze",-tha ai.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama