Klodian Duro u shpreh i kënaqur me barazimin e arritur sot në Durrës ndaj teutës. Sipas tij, ky rezultat mban kundërshtarët mbrapa dhe i jep më shumë siguri ekipit të tij drejt objektivit Europë. "Në një përballje direkte për një vend në Kupat e Europës mendoj se kemi arritur të marrim një rezultat të mirë, që na distancon me një nga rivalët tanë, duke luajtur sërish mirë.
Besoj edhe Teuta e ka parë forcën e Kukësit, që arriti edhe sot të luante mjaft mirë dhe të dilte pa humbje nga një fushë mjaft e vështirë. Tirana? Mua më intereson Kukësi, nëse ne ecim si duhet, pak rëndësi ka çfarë bëjnë rivalë", u shpreh Duro për "Supersport".