Dy vajza britanike kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të rënë në sy në festën e Halloween duke veshur fustane të ngjashme me kullat binjake që u hodhën në erë në 11 shtator 2001. Fotot e tyre kanë sjellë zemërimin e familjarëve të viktimave nga akti terrorist që çoi në shembjen e dy kullave dhe vdekjen e 2,996 njerëzve. Të mendosh që njëra nga vajzat është e bija e një piloti në pension që punonte me linjat amerikane. Amber Langford dhe Annie Collinge, 19 vjeçare, nuk e kanë menduar aq gjatë kur janë veshur si Ëorld Trade Center madje duke I bërë fustanet-kulla të shpërthyeranë flakë. Ndërkohë klubi I natës ku ato shfaqen veshjet e tyre ka kërkuar falje familjeve të viktimave, megjithëse atë natë veshja e tyre u shpall më e bukura duke fituar madje dhe 150 paund si çmim.