Xhianluixhi Bufon dhe Andrea Barzagli kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin bardhezi.
Bufonit i mbaronte kontrata në 2017-n dhe portieri e rinovoi atë më një vit tjetër. Të njëjtën gjë bëri edhe mbrojtësi, por ndryshe nga Bufon, kontrata e tij skadonte në verën e këtij viti.
Sipas mediave italiane, zyrtarizimi i kontratave të dy futbollistëve do të bëhet nesër (të mërkurën).
Pak ditë më parë edhe trajneri i Juventusit, Masimiljano Alegro rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2018.