Dy gota alkool ne dite bejne mire

Dy gota alkool ne dite bejne mire
Dy gota alkool në ditë në moshën e mesme ndihmojnë shëndetin e femrave në pleqëri. Gratë rreth të pesëdhjetave të cilat shoqërojnë drekën e tyre me verë janë më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet në moshën e tretë se sa ato që nuk vënë alkool në gojë. Një studim ka dalë në përfundimin se pirja e alkoolit në moshën e mesme i bën femrat më të zgjuara dhe më në formë fizikisht.

Kërkuesit amerikanë saktësojnë se ky studim nuk duhet përdorur si justifikim për ata persona të cilët abuzojnë me alkoolin.

Sipas tyre, pija me masë ndihmon në shëndetin e atyre të cilët kanë qenë “pijedashës”, por nuk këshillojnë që femrat të cilat nuk kanë pirë alkool ta fillojnë atë kur të bëhen 50 vjeç.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama