Dy grabitje brenda pak minutash 2 persona te plagosur

Dy grabitje brenda pak minutash, 2 persona te plagosur

Rikthehen sërish grabitjet, kësaj radhe në një pikë koncensionare. Mesditën e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës është shënuar një grabitje në një pikë koncensionare. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë më forcë brenda godinës duke grabitur paratë e xhiros ditore. Nga grabitja ka mbetur i plagosur roja i godinës dhe financieri, të cilët janë goditur me mjete të forta nga grabitësit.

Këta të fundit janë larguar nga vendngjarja me motor në drejtim të Kasharit, dhe ende nuk është bërë e mundur që të ndalohen nga policia. Sipas dëshmisë së rojes personat ishin veshur me uniforma policie, dhe ishte e vështirë t’i dalloje nëse i përkisnin policisë private apo asaj shtetërore. Në fillim ata kanë qenë pa maska, ndërsa kur janë futur në godinë kanë vënë edhe maskat në kokë, me qëllim që të mos identifikoheshin nga punonjësit e firmës. Sipas të dhënave nga policia grabitësit kanë marrë shumë e një milion lekëve, të cilat ndodheshin në arkën e kompanisë.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një tjetër grabitje ndodhi në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, ku objekt i grabitjes ishte një pikë karburanti. Tre persona të maskuar kanë mundur të marrin nga karburanti paratë e xhiros ditore, të cilat kapnin shifrën e 70 mijë lekëve të reja, ndërsa punonjësin e karburantit me inicialet E.GJ. e kanë kërcënuar me armë.

Policia bën me dije se grabitësit udhëtonin me mjetin me targë TR9010I dhe janë larguar në drejtim të paditur. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama