Dy kampionët e botës në peshëngritje, Daniel Godelli dhe Romela Begaj, kanë ngritur flamurin në Vlorë me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shqipëria feston sot 102-vjetorin e pavarësisë, dhe Tirana e Vlora si gjithmonë janë dy kryeqendrat e festimeve. E gjithë Shqipëria është veshur kuq e zi ndërsa festime u zhvilluan paralel në Vlorë dhe në Tiranë.
Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli mëvetësinë e Shqipërisë së copëtuar, ndërsa 102 vite më pas në mënyrë simbolike kjo iu besua dy kampionëve të botës në Peshëngritje, Romela Bega e Daniel Godelli. Në momentin e ngritjes së flamurit në gjysmështizë të pranishëm ishin edhe presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama. Më parë kreu i shtetit, kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar së bashku me kreun e Kuvendit Ilir Meta, vendosën kurora në Monumentin e Pavarësisë, si pjesë agjendës zyrtare të festimeve.