Dy shqiptare ne redaksine e “Enciklopedise”

Dy shqiptare ne redaksine e “Enciklopedise”
Gjate kesaj jave do te  behet zgjedhja e redaksise se re per hartimin e “Enciklopedise” se re nga ana e Akademise se Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM).

Kjo eshte bere e ditur nga anetari i ASHAM, Alajdin Abazi. “Gjate kesaj jave do te emerohet redaksia e re dhe planifikohet perfaqesim dinjitoz i shkencetareve shqiptare. Deri tani jemi vonuar per shkak se kemi ndryshuar rregulloren, e cila mundeson qe ne kuader te redaksise te kyçen edhe anetare te jashtem, apo profesore universitare”, ka theksuar Abazi, rektori aktual i UEJL-se ne Tetove, i cili eshte anetar i rregullt dhe i brendshem i ASHAM.

Keshilli i ri redaktues do te perbehet nga nente anetare, prej te cileve dy do te jene shkencetare shqiptare, ku nuk e perjashton veten edhe rektori Abazi, si anetar i brendshem i Akademise.

Ndersa si anetar tjeter i redaksise pritet te zgjidhet akademiku Ali Aliu, i cili eshte anetare i Jashtem, mirepo me ndryshimin e rregullores ai mund te zgjidhet tani si anetar i redaksise se re.

nga : Top-channel.tv

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama