Dyvjeçarit Oscar Wrigley gjatë testimit i është vërtetuar koeficienti i inteligjencës mbi 160, sikur edhe shkencëtarëve Albert Einstein dhe Stephen Hawking. Babai i djaloshit Joe Wrigley ka thënë se Oscar pak kohë më herët i ka folur nënës së tij për ciklin riprodhues të pinguinëve dhe ky është vetëm njëri prej shembujve që i ka shtyrë të konstatojnë se biri i tyre është pak më ndryshe nga moshatarët e tij. "Secili prind mendon se fëmija i tyre është i veçantë, por ne e kemi ditur që Oscar është shumë i veçantë", ka deklaruar babai i djaloshit. Nga Mensa kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një djalosh me inteligjencë superiore të cilin duhet me kohë të përcaktohet se çfarë drejtimi do të marr.