Dyshime per doping ndaj Ukraines reagon UEFA

Dyshime për doping ndaj Ukrainës, reagon UEFA

Një organizatë antidoping gjermane ka hedhur dyshime mbi pastërtinë e futbollistëve të kombëtares së Ukrainës në Euro 2016, por UEFA ka bërë të qartë se deri tani, të gjitha analizat e kryera kanë rezultuar negative.

1466532374-2096

Gazeta belge "Het Nieuwsblad" ka publikuar sot një lajm me pretendimin se organizata që drejton futbollin europian ka nisur hetimet për kombëtaren ukrainase, pas një denoncimi që i është bërë nga organizata gjermane "Correctiv".

Kjo e fundit ka gjetur në koshat e plehrave të hotelit ku ishte e grumbulluar Ukraina, bashkë me shiritin e kapitenit të përdorur në një nga ndeshjet në grup nga kjo përfaqësuese, edhe disa kuti me ilaçe anti-inflamatorë dhe ilaçe kundër dhimbjeve.

Gazeta belge pretendon se UEFA ka kontaktuar me agjencinë antidoping franceze, AFLD, për të verifikuar se mos ekzistonte ndonjë shkelje. Megjithatë, vetë "Correctiv" ka sqaruar se asnjë prej ilaçeve të gjetura nuk ishin në listën e zezë të WADA-s.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama