Dyshime per trukime nami ne portale per Skenderbeun

Dyshime për trukime, nami në portale për Skënderbeun

Gjatë ditës së djeshme, është shtuar edhe më shumë tensioni rreth ndeshjes që do të luhet sot në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. xhejms skenderbeuNjë shkrim i gazetës "Tema" në versionin 'online', ku flitej për një prapaskenë, se korçarët po tentonin të blinin disa prej lojtarëve të Flamurtarit me shumën prej 100 mijë eurosh, ka bërë që për disa orë në rrjet të kishte komente nga më të ndryshmet.

Gazeta në fjalë, e cila ka botuar edhe e para këtë lajm, u referohej burimeve që vinin nga Policia e Shtetit, ku thuhej se paratë i janë dhënë një personi të njohur për bastet në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që policia kishte nisur hetimet për lidhjet e këtij personi me drejtuesit e Skënderbeut. Ka mjaftuar kaq që lajmi të postohet pothuajse në të gjitha portalet që qarkullojnë në vendin tonë, duke qenë kryefjala e ditës. Reagimet e tifozëve kanë qenë nga më të ndryshmet. Korçarët i kanë konsideruar thjesht si shou mediatik, ndërsa tifozët vlonjatë në rrjetet sociale i kanë kërkuar klubit të Partizanit që interesohet për ndaljen e Skënderbeut të mos krijojë situata të tilla, pasi Flamurtari do të luajë për krenarinë e tij.

Takimi mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, që zhvillohet sot, në orën 17:00, në stadiumin e Vlorës, ka një rëndësi të veçantë për titullin kampion, pasi një barazim ose humbje e Skënderbeut dhe fitore e Partizanit i shpall këta të fundit kampionë. Ndërkohë që mbështetësit e Flamurtarit kanë kërkuar hakmarrje ndaj korçarëve, duke i kujtuar titullin kampion, që sipas tyre i është marrë padrejtësisht para gjashtë viteve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama