Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar disa herë të martën atë që ndodhi me familjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në disa postime të bëra në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se çështja është politizuar qëllimisht nga vetë strukturat qeveritare. “Duke denuar keto akte terrori dhe kerkuar nga Prokuroria hetimin me serioz, gjetjen dhe vendosjen para ligjit te autoreve te tyre, shpreh habine time per njoftimet qe kane lidhje me tritolin qe u gjet ne rrugen “Muhamet Gjollesha”. Ne mengjes, Policia njoftoi se ky tritol u gjend ne nje stacion autobuzi. Me vone Policia njofton se tritoli ishte vendosur ne vendin ku parkonte makinen Bashkim Tahiri, i ati i Sajmir Tahirit. Dhe tani se fundi njoftohet se tritoli ishte vendosur ne afersi te baneses se Dr Neta Koleka, nena e Edi Rames. Keto njoftime, qe ndryshojne shume njeri me tjetrin, te krijojne shijen e nje hetimi jo serioz, qe synon politizimin sa me maksimal te kallepit te trete te tritolit. Le ta ndjekim se ku fle lepuri me keto qendrime!!” - shkruan Berisha në FB.
Ndërsa më herët ish-kreui i qeverisë shkroi se “mëngjesi i tritoleve deshmon dhe nje here se ne Shqiperi territorin e kontrollon krimi i organizuar, i cili me lehtesi godet kudo, kedo dhe ne çdo skaj te ketij vendi. Imagjinoni ju sa mund t'ju mbroje ju sot Edi Rama dhe sejmeni i tij Tahiri. Vetem dy ditet e fundit jane dite te marrjeve peng, te tritoleve, pa llogaritur ketu mbi 20 vetura te vjedhura dhe dhe mbi 48 banesa te thyera, I bej thirrje Prokurorise te hetoje me seriozitetin me te madh keto krime dhe te vendose autoret, sponsoret e tyre para ligjit!- shkroi Berisha