Ai ishte deklaruar i vdekur në orën 7:40 të pasdites së të premtes dhe trupi i tij i ishte dorëzuar familjes në një qese plastike. Familja kishte nisur ceremoninë mortore sipas traditës, duke e mbajtur trupin e tij në shtëpi gjatë natës, në arkivol të hapur. Një orë para funeralit të ditës së shtunë, djali ishte ngritur, kishte qëndruar i ulur në arkivol dhe kishte thënë: “Babi, a mund të më japësh pak ujë?”. Babai i djalit, Antonio Santos, tha se të gjithë të pranishmit kishin nisur të bërtisnin.
Pastaj Kelvin ishte shtrirë përsëri ashtu siç ishte dhe nuk ishte zgjuar më. Santos e kishte dërguar sërish të birin në spitalin e Belemit, ku mjekët kishin riekzaminuar trupin dhe kishin konfirmuar se nuk kishte shenja jete. Askush nuk kishte mundur ta shpjegonte fenomenin. Babai i dyvjeçarit ka ngritur një padi kundër mjekëve të spitalit dhe ka kërkuar hetimin e policisë. Ai tha: “Pesëmbëdhjetë minuta pasi e kishin marrë, mjekët kishin dalë nga salla duke i dorëzuar trupin “e pajetë” babait të djalit. “Dua të gjej të vërtetën. Të vdekurit nuk ngrihen të flasin”, tha ai.