Atomet, gurët,
Rrugët, drurët,
Pyjet, toka,
Azia, Evropa,
Hëna, Dielli,
Gjithësia, Universi,
Vetëm Ty të dëshmojnë,
O Zoti im!
***
N.q.s mëkatova, përgojova,
Mohova, përgënjeshtrova.
N.q.s s'iu binda urdhëresave të Tua,
Të lutem të më falësh,
O Mëshiruesi i Mëshiruesëve!
***
Dëshiroj të shkoj në Parajsë,
Po aq sa edhe e urrej Ferrin.
Por nuk adhuroj as Ferrin, as Parajsën,
Por të adhuroj Ty, o Krijuesi i Gjithësisë!
***
Pjesa më e madhe
E pjesëve të mia të trupit,
Ranë pre
E mashtrimeve të kësaj bote.
Por dua që zemrën time,
Sa nuk është vonë,
Të ta flijoj Ty,
O Mëshirëplotë!