Kompania Japoneze Sharp vazhdon me humbjet e saj për vitin e dytë radhazi. Këtë vit pritet që kompania të ketë humbje me një shifër prej 450 miliarda Yen, ose $5,6 miliarda, për vitin fiskal 2012.
Me këtë parashikim, Sharp ka lëshuar një deklaratë ku ajo pranon se e ardhmja nuk është edhe shumë premtuese për kompaninë njëqind vjeçare, por deklaroi se janë marrë masat për të bërë ç’mos që kompania të mos dalë jashtë biznesit.
Në planet e Sharp hyn shkurtimi i rreth 5.000 vëndeve të punës që u hoqën në Gusht, por në atë kohë parashikimi ishte vetëm një humbje prej $3,1 miliardë. Kjo do të thotë se vetëm në tre muaj, ai numër u shtua me $2.5 miliardë. Një marrëveshje me Hon Hai u krye që kjo e fundit të ndihmonte Sharp-in në shkëmbim të 10% të kompanisë Sharp. Por me çmimet e aksioneve në rënie, kjo marrëveshje nuk ndihmoi shumë.
Në plane të reja për të ruajtur veten, Sharp ka ndërmend të shesë asetet e saj, të menaxhojë inventarët, të ulë investimet, dhe të presë rrogat e personelit. Sipas kompanisë, këto masa do të ruajnë linjën e kreditit, rimarin besimin, dhe përmirësojnë performancën e biznesit.
“Ndoshta nuk do të ndodhë në vitin e ardhshëm, por nuk mendoj se Sharp do të jetë më në biznes në tre deri pesë vitet e ardhshme,” ka thënë një analist. “Ata duhet të konservojnë paratë, të minimizojnë shpenzimet, dhe … prodhojnë diçka konkuruese në treg.” Dëm kompanisë i ka bërë edhe rritja e Yenit, që e rrit shitjen e produkteve jashtë vendit.
Por Shapr nuk është e vetmja kompani Japoneze që është në telashe. Sony dhe Panasonic të dyja kanë hasur vështirësi në vitet e fundit. Panasonic, punësuesi i tretë më i madh i Japonisë, shkurtoi më shumë se 39.000 vënde pune në vitin e fundit. /Tech.Al/
http://www.tech.al/e-ardhmja-e-sharp-jo-dhe-shume-premtuese/