E beri te qaje tani Gjermania ka nje premio per Konten

E bëri të qajë, tani Gjermania ka një premio për Konten

E detyruan të qante pasi e eliminuan me penallti, por ndërkohë, Gjermania është sërish ajo që mund t'i dhurojë një buzëqeshje Antonio Kontes duke i fryrë xhepat, në bazë të një bonusi që ekziston në kontratën mes tashmë ish-trajnerit të Italisë dhe Federatës së futbollit të Gadishullit Apenin.

antonio konte

Në dy vitet që "gjenerali" i ka drejtuar, kombëtarja e të kaltërve, në renditjen FIFA, ka qenë gjithmonë poshtë 10 më të mirave të botës. Por, përveç pagës prej 4 milionë eurosh, të cilën e mbulonin gjysmë për gjysmë federata dhe sponsori "Puma" i "axurrëve", në kontratën mes Antonio Kontes dhe presidentit Karlo Tavekio ekziston edhe një klauzolë që, nëse kombëtarja ngjitet mes 10 përfaqësueseve më të mirave të botës, atëherë atij do t'i takonte edhe 500 mijë euro shpërblim.

Joachim+Loew+Germany+v+Italy+Quarter+Final+LBUMv5atj_Gl

Dhe duke iu referuar të dhënave të FIFA-s, e cila do të rifreskojë renditjen më datë 14 korrik, menjëherë pas Europianit, duket se Italia do të ngjitet brenda 10-shes së parë. Më saktësisht, "axurrët" variojnë mbi bazën e grumbullimit të pikëve mes vendeve 9 dhe 11, por sigurinë se ajo mund të jetë brenda dhjetë më të mirave, do t'ia garantonte Gjermania natën e nesërme.

antonio konte

Sepse duke mundur Francën, e cila rivalizon me Italinë në renditjen FIFA, është e sigurt që kombëtarja e Antonio Kontes që la një shije shumë të mirë në "Euro 2016" do të jetë e nënta (ose e dhjeta), fakt ky që do të fuste në veprim klauzolën prej 500 mijë eurosh që "gjenerali i hekurt" ka me federatën. Dhe duke parë që këta të fundit, falë punës së Kontes arkë- tuan 14 milionë euro nga udhëtimi në Francë, presidenti Tavekio do t'ia aprovonte me qejf premion...



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama