Liridon Latifi dhe Sabjen Lilaj do të veshin fanellën e Kukësit. Ky është lajmi që sapo është publikuar nga vetë klubi i Skënderbeut.
Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje huazimi mes dy skuadrave, pasi të dy mesfushorët do të kthehen përsëri te ekipi korçar.
Ata do të huazohen vetëm një muaj në radhët e skuadrës ë Kukësit, që përkon me pjesëmarrjen e kësaj skuadre në Ligën e Europës.
Ja njoftimi i plotë i klubit të Skënderbeut:
"Klubi ka arritur marrëveshjen për huazimin e Sabjen Lilaj dhe Liridon Latifi tek ekipi i Kukësit për një muaj. Ju urojmë suksese dy lojtarëve bardhekuq në ndeshjen e radhës të Europa League ndaj Austrisë së Vjenës".