Zlatan Ibrahimoviç shkon te Mançester Junajtid. Pas shkëputjes së kontratës me PSG-në, suedesi ka vendosur të luajë në Premier Ligë.
Ibrahimoviç ka postuar një foto pasditen e së enjtes në profilin e tij në rrjetion social "Instagram", me logon e Junajtid. Kaq ka mjaftuar dhe lajmi bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.
""Është koha që bota ta dijë. Destinacioni im i ardhshëm është Mançester Junajdit. Po vij",-ka thënë Ibrahimoviç.
",-ka thënë 34-vjeçari, ndërsa detajet e tjera rreth kontratës së tij pritet të publikohen në vijim.
Kalimi i Ibrës drejt Mançester Junajtid nuk ishte një surprizë. Prej disa javësh flitej në shtypin e huaj për këtë çështje, por e veçanta është se lajmin nuk e dha klubi anglez, por vetë lojtari.