E dashura e Pelese E dija qe do ta humbiste penalltine idioti

E dashura e Pelesë: E dija që do ta humbiste penalltinë idioti

Penalltia e humbur nga Graciano Pele nuk ka irrituar vetëm italianët, por edhe të dashurën e tij. Viki Varga ka qenë në stadium për të mbështetur nga afër formacionin "axurr" dhe të dashurin e saj.

Çifti ka pozuar së bashku në revista të shumta

Çifti ka pozuar së bashku në revista të shumta

Ajo ka qenë prezente thuajse në të gjitha sfidat që kanë luajtur italianët, por ditën e djeshme ka përfunduar në qendër të vëmendjes për shkak se nuk e ka pritur aspak mirë penalltinë e humbur nga Pele.

Viki Varga është filmuar teksa flet me një person ngjitur saj duke i thënë se e parandiente që i dashuri i saj nuk do ta shënonte 11-metërshin.

Viki Varga

Viki Varga

Ajo e njeh më mirë se kushdo tjetër dhe kështu rezultoi. "E dija që do ta humbte idioti", ka thënë Viki e mërzitur që Italia humbi një shans shumë të artë.

Disfatën nga pika e bardhë e penalltisë nuk e ka pritur mirë as bashkëshortja e trajnerit Rudi Garsia, e cila ka sulmuar menjëherë sulmuesin italian dhe të tjerët që nuk u treguan të saktë.

Me humbjen ndaj Gjermanisë, italianët konfirmohen të pafat nga 11-metërshat pasi kanë humbur në total 7 sfida, prej të cilave 3 në Europian.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama