Protesta u zhvillua përpara shtëpisë që ka shërbyer si seli i qeverisë së krahinës autonome të Korçës, por që tashmë nuk ekziston më për shkak të shembjes së saj gjatë orëve të vona të natës ditë më parë. Ndryshe nga protesta e parë, të rinjtë ishin më të organizuar, përpjekjet për të përcjellë një mesazh të qartë ishin më të dukshme, gjë që mund të thuhet se tërhoqi vëmendjen e banorëve të Korçës. Një pjesë e të rinjve u impenjuan për shpërndarjen e parullave në gjithë hapësirën që rrethonte shtëpinë e shembur, në të cilat pasqyroheshin thirrjet. "Stop dhunës mbi vlerat monumentale dhe mbi vlerat e historisë", "Larg duart nga trashëgimia kulturore" etj.
Të rinjtë treguan gjithashtu se nuk do tërhiqen nga protestat e tyre deri në rindërtimin e shtëpisë së flamurit. Në këtë protestë u vërejt gjithashtu shqetësimi i tyre për atë çka po ndodh në vijimësi me vlerat e qytetit të Korçës, të cilat kohë pas kohë ose humbasin ose shkatërrohen. Të rinjtë kërkuan të jepet fund kësaj situate. Korça nuk mund të blihet me lekë