E ema e Ilir Karelit Djali donte drejtesi jo vetegjyqesi

E ema e Ilir Karelit: Djali donte drejtesi jo vetegjyqesi

Kështu është shprehur e ëma e Ilir Karelit, i cili mbeti i vrarë në mënyrë brutale me mjete të forta në burgun e Malandrinos (Greqi).

 

“Djali donte drejtësi jo vetëgjyqësi”, - është shprehur Resmije Kume.

 

E moshuara thotë  se kishte shkuar disa herë të takonte të birin në burg, por nuk ishte lejuar. Gjendja jo e mirë shëndetësore ka qenë arsye pse djali i saj kërontë leje nga burgu për të ardhur në Shqipëri. Resmije Kume i bën apel qeverisë shqiptare që të ndihmojë në transferimin e trupit të djalit të saj në Shqipëri.

 

Vrasja e gardianit 

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën 25 marsit të viti 2014, në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar Ilir Kareli, pas refuzimit të autoriteteve të burgut për t’i dhënë leje për të vizituar nënën e tij, ka kërcënuar me vdekje gardianët. “Nuk më lini të shoh nënën time do i marr jetën njërit prej jush”, mësohet të ketë thënë shqiptari.

 

Por, nuk është mjaftuar me kaq, ku kërcënimin e ka kthyer në vepër, duke sulmuar me thikë gardianin Jorgos Cironis, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas mediave greke shqiptari e ka qëlluar gardianin me një thikë të improvizuar. 

 

Mësohet se gardiani 46-vjeçar, babai i dy fëmijëve, është transportuar me urgjencë në spital, por s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Autoritetet greke kanë shtuar masat e sigurisë nëpër burgje, për shkak të trazirave të ndodhura kohët e fundit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama