Le ta pranojmë: të gjitha vajzave u ka ndodhur të vendosin një lule në mes të flokëve. Ashtu instinktivisht, teksa duart e mbajnë në dorë dhe e fiksojnë pastaj në floknajë. Është nga të shumtat veprime që femrat, duan apo s’duan, i bëjnë pa vetëdije. E sigurisht, askush nuk u thotë të heqin dorë. Do ishin më të pabukura, më pak të ëmbla. Stilistët janë të parët që e kanë kuptuar më mirë se kushdo këtë. Pastaj, kush më mirë se ata e dinë se çfarë duam ne!
Juicy Couture, për shembull, është nga ato marka që nuk të lë rrugë tjetër: spila në formë luledelesh, vathë me nusepashkë e manushaqe, varëse në formë tërfili... Me pak fjalë, një koleksion i tërë i stiluar ëmbëlsisht për të kënaqur dëshirat tona për një lule mbi flokë apo mbi gisht e, pse jo, varur në puls.
Nga : Revista Jeta