E fshehta e vajtjes se ministres Nikolla prane Berishes ne seance

E fshehta e vajtjes se ministres Nikolla prane Berishes ne seance

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dje në seancën e posaçme plenare për Projektligjin e Arsimit të Lartë, ka bërë një gjest që është diskutuar shumë në media.

Ajo pas fjalës së Berishës në foltore ku shprehej kundër projektligjit, ka shkuar dhe është ulur pranë tij për t’i shpjeguar atij projektligjin në fjalë.

Pas këtij gjesti të ministres, kanë filluar aludimet se  ministren Nikolla e dërgoi kryeministri  Rama të sqaronte Berishën.

Por burime pranë grupit socialist bëjnë me dije për JavaNews.al se ministria Nikolla ka shkuar tërësisht me vullnetin e saj për të shpjeguar Berishën. Edhe pse kryeministri Rama ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, nuk është aspak e vërtetë që ai ka dërguar ministren te Berisha, thonë burimet nga grupi socialist. Gjithçka ka qenë vullnet i saji.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama