E fundit/ Roi Hoxhson jep doreheqjen nga drejtimi i Anglise

E fundit/ Roi Hoxhson jep dorëheqjen nga drejtimi i Anglisë

Roi Hoxhson I ka dhënë menjëherë lamtumirën Anglisë pas humbjes tronditëse 2-1 përballë Islandës në Euro 2016. Bashkë me të, nga kombëtarja e Anglisë u larguan edhe pjesëtarët e tjerë të stafit teknik, Geri Nevill dhe Rei Levington.

2792

Duket se Hoxhson e kishte parashikuar një hipotezë të tillë, pasi për çudinë e të gjithëve lëshoi një deklaratë për shtyp të menduar mirë.

"Jam tmerrësisht i zhgënjyer, padyshim, pas rezultatit tonë të sotëm dhe largimit nga turneu. Nuk vazhduam aq gjatë sa mendoja se ishim në gjendje të shkonim në turne dhe kjo është e papranueshme. Do të më kishte pëlqyer të qëndroja edhe dy vite të tjera në drejtim.

Megjithatë, jam pragmatist dhe e di që jemi në biznesin e rezultateve. Kontrata ime ka qenë gjithmonë për diskutim pas Europianit ndaj mendoj se tani është koha që dikush tjetër të mbikëqyrë progresin e këtyre të rinjve shumë të talentuar dhe të uritur për sukses", tha mes të tjerave Hoxhson në fjalimin e dorëheqjes pas ndeshjes që mediat britanike e kanë cilësuar si momentin më të turpshëm të futbollit anglez.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama