E ke ngritur llumin ne piedestal Pas kercenimeve nga Kryebashkiaku i Kavajes deputeti Blushi akuzon Kryeministrin Rama

E ke ngritur llumin në piedestal  Pas kërcënimeve nga Kryebashkiaku i Kavajës, deputeti Blushi akuzon Kryeministrin Rama

Pas një fjalimi në Kuvend ku ka përmëndeur edhe emrin e kryebashkiakut të Kavajës në lidhje me mos deklarimin e shkakut pse ka qënë gjykuar në Gjermani, Deputeti Ben Blushi ka marrë një mesazh kërcënues në telefon nga ky i fundit.

Deputeti Blushi ka kërkuar fjalën në Kuvend dhe ka bërë publike një pjesë të tekstit të mesazhit, duke lënë pa lexuar sharjet që kryebashkiaku Roshi duket se i ka çuar deputetit Blushi.

Nga foltorja e Kuvendit, Zoti Blushi i është drejtuar direkt Kryeministrit Rama të pranishëm në sallë, duke e akuzuar atë, jo vetëm për përfshirjen në politikë të njerëzve me të shkuar kriminale, por edhe për mbrojtjen e vazhdueshme të tyre nga drejtësia.

Zotit Blushi u shpreh se është pikërisht mbrojtja që Kryeministri u jep atyre burimi i kurajos dhe sigurisë që ata ndjejnë për të kërcënuar deri edhe deputetë.

Kryeminsitri Rama nuk ka preferuar të përgjigjet ndaj akuzave të deputetit Blushi dhe thirrjeve të tij për reagim nga Zoti Rama.

Më poshtë janë disa nga fjalët me të cilat Zotit Blushi iu drejtua Kryeministrit Rama sot në Kuvend:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama